activeKryesoreLajme

“Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë”

Në ndërtesën e Parlamentit të Greqisë, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takime ndarazi me deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi për media përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë. Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e poashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.”, thuhet në njoftim

Me deputetëtBakoyannis dhe Papandreou, zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...