activeBallinaKryesoreLajme

“Kontejner zgjedhjet” në veri | Osmani e Kurti i varin shpresat te Jabllanoviqi, ish ministri serb që i quajti nënat shqiptare egërsira

Më 23 prill, në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dështuar në organizimin e këtyre zgjedhjeve, pasi ato do të mbahen në kontejnerë të cilët do të vendosen në magjistrale dhe udhëkryqe, shkruan Demokracia.com.

Përderisa zgjedhjet janë bojkotuar nga Lista Serbë që dirigjohet nga Beogradi, drejtuesit e institucioneve të Kosovës, shpresat për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje i kanë varur te kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës (PSK), Aleksandar Jabllanoviq dhe Sllagjana Pantoviq – kandidate e pavarur.

Por, për njeriun nga i cili varet legjitimiteti  i zgjedhjeve në veri, ishte shkarkuar dikur nga ish-kryeministri Isa Mustafa për fyerje ndaj nënave shqiptare.

Jabllanoviq u shkarkua pas protestave të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi i quajti “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë.

Në Mitrovicën e Veriut janë tre kandidatë për kryetar komune – Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, PDK-ja garon me Taulant Kelmendin, si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Leposaviq janë tre kandidatë, PDK-ja garon me Albulena Behluli-Hetemin, Alekandar Jabllanoviqi nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Zveçan janë gjithashtu tre kandidatë, Ilir Peci nga PDK-ja, Sllagjana Pantoviq – kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i
Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke paraqitur pesë konkluzat e takimit, Vuçiq tha se Asociacioni duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Ky veprim i ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna meqë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mandati i çdo kryetari të komunës merr fund me dorëheqjen e tij.

Vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb. /Demokracia.com/

 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...