Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshur në seancën e sotme duke e pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se pse nuk po e kryen doktoraturën.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu drejtua ministrit, Vitia duke i thënë se tash e 18 vjet nuk e ka kryer specializimin.
“Çka me thënë zotëri Vitia që 18 vite një specializim nuk ke arritur me kry”, tha Haxhiu.
Pas kësaj deklarate duke qeshur kryeparlamentari, Konjufca e pyeti ministrinë Vitia se pse nuk e ka kryer doktoraturën si deputeti i PDK-së.
“Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”, tha kryetari i Kuvendit.
Leave a comment