activeKryesoreLajme

Konfirmohet aktakuza kundër Sinan Vllasaliut, dyshohet për shmangie tatimi

Gjykata e Prishtinës ka konfirmuar aktakuzën kundër këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliut.

Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër këngëtarit me akuzat se i njëjti i është shmangur tatimit.

Kundër kësaj akuze, mbrojtja e këngëtarit, avokati Florent Latifaj kishte kërkuar hedhjen  e aktakuzës dhe i kishte kundërshtuar provat, mirëpo KALLXO.com ka mësuar se Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë.

“Me rastin e vendosjes sipas kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit për hedhjen e Aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në vështrim të dispozitës 254, paragrafi 6. të KPPK-së, me datë 16.02.2023 gjyqtarja e çështjes ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit S.V për hedhjen e Aktakuzës të Prokurorisë Themelore në Prishtinë” – tha zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Pas konfirmimit të aktakuzës, së shpejti pritet të fillojë gjykimi kundër Vllasaliut për këto akuza që e rëndojnë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...