Sport

Klubet e Vushtrrisë…

Vushtrria si vend i traditës dhe i sportit shpesh herë ka ditur të na përfaqësojë mirë e mirë në arenen ndërkombëtare por si duket këto vitet e fundit jemi stepur dhe nuk po kemi shumë rezultate positive në përjashtim të disa atyre individuale , pse po vie deri te kjo.  Ka shumë arsye por duhet ti shkruajmë disa: kemi klub që ka rezultate, ka menaxhim të mire, ka lojtare por nuk ka financa , ligji per sponsorizim është, por disa bisnise në qytetin tone po hezitojnë që ti sponsorizojnë këto klube , e çka duhet të bëjmë , e mira të mires kishte me qenë që drejtoria e financave së bashku me drejtorinë për kulturë, rini dhe sport ta organizojnë një takim me bisneset dhe klubet e Vushtrrisë që të gjejnë kohë dhe të marrin vendime për sponsorizimin e klubeve në Vushtrri sepse është një procedurë që kërkon angazhim , kemi raste që disa bisnise janë duke i sponsorizuar disa klube jashta Vushtrrisë gjë që aspak nuk është e mire se e drejtë është ,por neglizhenca e një organizatori për organizimet e takimeve të tilla po na kushton si qytet. Bisnezet duhet ti përkrahin klubet e Vushtrrisë,jo pse bisnesin e kan në këtë komunë por tani ligji po e lejon sponsorizimin dhe nuk ka më mire se kur nje klub e sheh në finale apo kampion e pastaj do të krenohemi të gjithë dhe qyteti i sportit do të ndihet më krenar. Shumë lojtarë po ikun nga ekipet Vushtrriase që shkaqet po i dime të gjithë por si të arrijmë që këta lojtarë këto ekipe të ndihen më mire në organizimin e klubit  është vetëm përkrahja morale dhe financiare , shumica e lojtareve po kan vullnet kan dëshirë që të jenë pjesë e ekipit të zemrës po kushtet i detyrojnë që të kalojnë në ekipet tjera. Në këto momente të festës afër ditës së pavarsisë së shtetit tone nuk ka më mirë se të dërgojmë një mesazh për të gjitha bisneset Vushtrriase që të gjejnë kohë dhe ti japin pak më shumë punë kontabilistëve të tyre që ti sponsorizojnë klubet Vushtrriase sepse suksesi i ketyre klubeve është sukeses i qytetit është sukses  të gjithëve.Përpos bisneseve edhe kryetarit të komunës por edhe të gjithë ata që hartojnë planet për zhvillimin e sportit dhe kulturës është momenti që ti rrisni subvencionet për sport e kulturë sepse eurot po ju teprojnë se nuk ka ma rrugë me u asfaltue , shumica kan perfunduar , ujesjellsi , kanalizimet po thuaj kan përfunduar, prandaj orientohuni ndani subvencione , përkrahne sportin se mos përkrahja është edhe një shkas që të rinjët po ikun nga ky vend , të jemi sa më afër sportistëve dhe artistëve ta duam qytetin e sportit dhe kulturës.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeSport

Shqipëria me barazim të merituar kundër Çekisë, vazhdon ëndrra për Euro 2024

Shqipëria ka arritur të marrë një barazim në Pragë të Çekisë duke...

LajmeSport

Bernard Berisha i lumtur me rikthimin: Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa ta përfaqësosh vendin tënd

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të muajit shtator. Dardanët...

LajmeSport

Sergio Ramos rikthehet te Sevilla 18 vjet pas largimit të tij

Sergio Ramos është zyrtarisht futbollist i Sevillas në La Liga. Mbrojtësi rikthehet...

LajmeSport

Liverpooli merr fitore bindëse ndaj Aston Villas

Liverpooli ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Aston Villas në kuadër...