Gjatë këtyre ditëve banorët në Big Brother VIP Albania kanë pasur detyrë të bëjnë disa nga emisionet e Top Channel.
Në ditën e sotme (e premte), konkurrentët kanë realizuar emisionin “Shqipëria Live”, ku njëherësh ishin të lidhur edhe me moderatorët: Erjona Rusi dhe Arion Muça.
Të ftuar në panel ishin Kiara Tito dhe Krist Aliaj, të cilët kanë folur për dinamikat në shtëpi dhe jetën pas Big Brother-it.
E pyetur nga prezantuesit se si do të jetë jeta e saj pas Big-ut, Tito theksoi se do jetë shumë ndryshe.
Leave a comment