Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një grua në Lipjan, shtetase e Shqipërisë për keqtrajtim të fëmijës së saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.
Leave a comment