Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj këto ditë të nxehta vere po i kalon duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë.
Rina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe as këtë herë nuk kanë munguar pozat e ‘nxehta’.
Autorja e “Bad Rosita” ka pozuar në disa imazhe të reja, në të cilat shihet e veshur vetëm në bikini ngjyrë ari me shkëlqim, ndërsa pozon pranë një pishine.
Natyrisht, ishin linjat e saj të formësuara të trupit që morën vëmendje, teksa të shumta ishin komentet e admiruesve të saj.
“Parajsa është një vend në tokë”, ka shkruar Rina në mbishkrim.
Ndryshe, pas një pauze të gjatë, këngëtarja nga Istogu është rikthyer me koncerte dhe aktivitete muzikore.
Leave a comment