Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët u zgjodhen nga zgjedhjet e 23 prillit ende nuk e dinë se kur do ta bëjnë betimin në pozitat e tyre të reja.
Derisa kryetari i komunës së Zubin Potokut thotë se janë në pritje që së bashku më Ministrin e Pushtetit Lokalë të vendosin për këtë, dhe se një datë presin që të caktohet gjatë kësaj jave, nga kjo e fundit, nuk kanë kthyer një përgjigje për këtë temë, pavarësisht interesimit të televizionit.
Emrat e katër kryetarëve të rinj dihen tash e dy javë, e rezultatet për ta janë certifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Por pavarësisht kësaj, ende nuk dihet se kur zyrtarisht do të nisë puna e tyre, me hapin e parë, betimin në detyrën e re.
Kryetari i zgjedhur në Komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, për televizionin Dukagjini ka thënë se diskutimet, ende janë duke vazhduar.
Izmir Zeqiri, kryetari i zgjedhur në Komunën e Zubin Potokut ka thënë se “Akoma jemi në diskutim e sipërë më Ministrin e Pushtetit lokal edhe më asamblen komunale që të marrim një vendim të përbashkët për datën e betimit. Nuk kemi të përcaktuar ende as një datë po presim të marrim një vendim. Ne jemi në konsultim me Ministrin dhe do të marrim një qëndrim të përbashkët për këtë dhe do të informojmë. Besoj që brenda kësaj jave do të vendosim për një datë të caktuar”.
Përgjigje për këtë tash e disa ditë nuk kanë dhenë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që udhëhiqet nga Ministri Elbert Krasniqi.
Derisa mbetet pezull betimi i tyre, analisti Arton Muhaxhiri, shprehet skeptik mbi ecurinë.
e procesit, dhe sipas tij, Qeveria do të duhet të analizonte situatën në veri para se t’i mbante zgjedhjet.
Arton Muhaxheri, analist ka thënë se “Për fat të keq priten edhe problem të tjera për këta katër kryetarë në të ardhmen pasi do ta kenë të pamundur ta ushtrojnë rolin e tyre në plotini. Por tash mbetët të Qeveria që të ushtroj një presion tek ndërkombetarët që të ndikoj në Beogradin zyrtarë dhe të arrihet një modus të ri që do ta normalizonte atë pjesë. Ideja është që kryetarët e komunave të jenë aty për të gjithë”.
Sipas rezultateve të zgjedhjve të 23 prillit, në Leposaviq fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në komunën e Zubin Potokut PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan PDK me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Pantiq i cili ka marr 553 vota.
Përveç për kryetarët, në komunat Leposaviq e Zveçan, u votua edhe për asambleistët komunal. /Dukagjini
Leave a comment