Ylli italian, Jorginho, ka kompletuar kalimin e tij te skuadra e Arsenalit nga Chelsea në një marrëveshje për një vit e gjysmë por me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Lideri i Premierligës është pajtuar t’ia paguajë rivalit të vet të qytetit të Londrës rreth 15 milionë euro për shërbimet e 31-vjeçarit.
Tashmë kur kanë përfunduar testet mjekësore dhe gjithçka ka shkuar mirë në bisedimet mes klubeve, marrëveshja është bërë zyrtare nga të dy palët.
31-vjeçari do të qëndrojë në Arsenal deri në verën e vitit 2024, por gjithashtu ai ka mundësinë që ta zgjasë kontratën edhe për një vit më shumë.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, trajneri i topçinjve ka luajtur rolin më të madh në këtë transferim.
Arsenali nisi kontaktet me mesfushorin italian vetëm pasi Brighton ia bëri me dije se Moises Caicedo nuk do të largohej në drejtim të tyre.
Caicedo ka qenë synimi kryesor i liderit aktual të Premierligës në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të përforcohet mesfusha.
Leave a comment