Lajme

Jetoi një muaj në vullkan, gruaja tregon eksperiencën e frikshme

Një grua ka zbuluar se si është që të jetosh në një mal vullkanik për një muaj.

31-vjeçarja Perla Tijerina, nga Meksika, kaloi 32 ditë në Pico de Orizaba, mali më i lartë në Amerikën e Jugut. Ajo tregoi eksperiencën e saj në malin vullkanik dhe se si mbijetoi aty.

“Kishte ditë shumë të vështira, kur mendoja se do të vdisja. Por, ia dola. Mendoja se do të ishte më keq”, thotë Perla për “NeedToKnow.co.uk”.

Meksikania deklaroi se e pati të vështirë përballjen e erërave të forta dhe stuhive elektrike, por me forcën e vullnetit mbijetoi.

“Kur hyja në tendë për të fjetur, ishte e frikshme. Era ishte rreth 80 km/h. Mjekët më kishin thënë më përpara që fizikisht isha gati për këtë aventurë, por problem do të ishte përgatitja mendore. Kështu që, në mal përdora taktika të ndryshme për të mbajtur mendjen të zënë. Lexoja shumë dhe meditoja”, tregon Perla.

Tani, ajo shprehet se ndihet një grua krejt tjetër pas kësaj eksperience: “Ndihem sikur mund të bëj çdo gjë që i vendos qëllim vetes. Më ka bërë që të vlerësoj jetën dhe gjërat që ajo më ka dhënë”.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...