Lajme

Ja si duket Planeti i Kuq, NASA prezanton hartën interactive me malet e krateret e Marsit

Është planeti më i afërt me Tokën, por njerëzit duhet ende të udhëtojnë 34.8 milionë milje për të shkuar deri në Mars . 

Miliarderi Elon Musk parashikoi se njerëzit do të shkelin për herë të parë në Planetin e Kuq në vitin 2029, ndërsa NASA është pak më konservatore me kohën, duke thënë se udhëtimi i parë drejt Marsit mund të realizohet në fund të viteve 2030 ose në fillim të viteve 2040.

Fatmirësisht, ka një mënyrë më të thjeshtë për të eksploruar Marsin nga shtëpia juaj në Tokë.

NASA ka prezantuar një hartë të re interaktive që ju lejon të eksploroni formimin gjeologjik të Marsit, përfshirë malet, shkëmbinjtë dhe krateret e tij.

“Doja diçka që do të ishte e arritshme për të gjithë. Nxënësit e shkollës mund ta përdorin këtë tani. Qëllimi është të ulen barrierat për njerëzit që janë të interesuar të eksplorojnë Marsin’, u shpreh Jay Dickson, shkencëtari i përpunimit të imazhit që udhëhoqi projektin.

Harta interaktive e Planetit të Kuq është bërë në Caltech duke përdorur 110,000 imazhe të shkrepura nga Orbiteri i Zbulimit të Marsit të NASA-s. /A2CNN

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...