activeBallinaKryesoreLajme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese: Kryetarët mund t’i drejtohen Kushtetueses nëse tërhiqen përmes peticionit

Grupi punues do të hap për diskutim pikat orientuese të draftit me të cilat parashihet nisma e peticionit të qytetarëve për zgjedhjet dhe harmonizimi i udhëzimit administrativ me ligjin aktual. Udhëheqësi i Grupit Punues, Besim Myrtezani, tha se gjithashtu do të diskutohet edhe për listat zgjedhore dhe do t’i kërkohet pastaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i verifikojë ato.

Takimi i dytë i Grupit Punues pritet të mbahet brenda javës, me shumë gjasa të enjten dhe hollësi më të shumta do të jepen atë ditë.

Peticioni i qytetarëve, formula që ka gjetur Qeveria e Kosovës për të dalë nga situata e krijuar, është parë me dilema nga disa kryetarë të komunave të veriut. Ndërkohë Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se nisma e cila nuk është e bazuar mirë në ligje i hapë mundësi kryetarëve që në të ardhmen t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ku do ta fitonin rastin.

‘’Për ta bërë një peticion të tillë duhet të arsyetohet mirë se përse po largohen ata. Nuk kanë asnjë arsye sepse gjatë ushtrimit të funksionit të tyre nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore apo kushtetuese. Nëse kryetarët i drejtohen kushtetuese ata do ta fitojnë rastin. Nuk është i nevojshëm udhëzimi administrativ sepse është shumë mirë e precizuar në ligjin për vetëqeverisje lokale’’, tha Kryeziu.

Hulumtuesi në Institutit e Kosovës për Drejtësi, Naim Lakaj, vlerëson se nisma e Qeverisë për hartimin e udhëzimit administrativ për organizimin e peticionit është veprim i duhur. Po, sipas tij, Qeveria nuk është trasparente në këtë nismë.

‘’E kemi parë që afati është 1 shtatori kur duhet të miratohet ky udhëzim. IKD nuk ka informacion se çka përmban ky udhëzim. Rregullorja e parasheh që të ketë transparencë në këtë nismë’’, deklaroi Lakaj.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu dhe hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, vlerësojnë se dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore do të ishte veprimi më i mirë që do të qonte veriun e vendit në zgjedhje shumë shpejtë.

Kryeministri Kurti ka thënë se forma më e mirë për organizimin e zgjedhjeve është peticioni i qytetarëve, i cili sipas tij parashihet me Ligj. /rtv 21

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...