Shqipëria do të zbresë në fushë më 7 shtator, teksa në “Fortuna Arena” të Pragës, në orën 20:45, do të përballet me Republikën Çeke.
Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e rreth 3 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit. Një muaj më parë janë shitur të gjitha biletat, të cilat ishin vënë në dispozicion për tifozë miq, të cilat ishin rreth 1 mijë copë.
Ndërkohë, për shkak të interesimit të lartë, tifozët kuqezi kanë pritur momentin kur federata çeke ka hapur shitjen e biletave në faqen zyrtare dhe kanë hyrë për të siguruar një biletë, duke çuar kështu në rreth 3 mijë numrin e shqiptarëve në stadiumin “Fortuna Arena” me kapacitet prej rreth 20 mijë vendesh.
Leave a comment