Inter-i ka mundur 3-1 Udinese-n në javën e 23-të të Serisë A dhe përforcuar vendin e dytë në renditje me 47 pikë të grumbulluara, tri pikë më shumë se Milan-i i vendit të dytë dhe 15 larg Napoli-t kryesues.
U deshën dy penallti, por Romelu Lukaku kthehet të shënojë në Serinë A. Belgu I dha epërsinë Inter-it ndaj Udinese-s nga pika e bardhë, duke çuar shifrat në 1-0 me penallti.
Fillimisht, megjithatë, sulmuesi i zikaltërve e ka gabuar penalltinë, të përsëritur për shkak të shumë lojtarëve të futur në zonë. Në rastin e dytë, portieri Silvestri nuk ka bërë dot asgjë, i cili nuk ka pritur asnjëherë penallti në Serie A.
Penalltia është dhënë nga një ndërhyrje shumë e ashpër e Walace ndaj Dumfries pas një përplasje mes Lukaku-t dhe Becao-s: fillimisht arbitri Dionisi nuk e ka konsideruar penallti, më pas e korrigjoi vendimin e tij pas ndërhyrjes së VAR.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, më saktësish në minutën e 43-të, Udinese ka gjetur golin e barazimit pas një kundërsulmi perfekt të finalizuar me gol nga Lovric.
Zikaltrit janë kthyer në avantazh në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 73-të, me një gol të mrekullueshëm të Mkhitaryan, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur të ekipit.
Goli i sigurisë për zikaltrit ka ardhur në minutën e 89-të. Autori ka qenë Lautaro Martinez, i cili ka kaluar me lehtësi kundërshtarin dhe ka dërguar topin në rrjetë me një finalizim të bukur.
Leave a comment