Inter është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Champions League për sezonin 2022/23. Pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2, zikaltërit mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit Milanin, këtë herë me rezultatin 1-0.
Heroi i sfidës për Interin ishte Lauataro Martinez i cili gjeti rrugën e rrjetëe në minutën e 74-të të pjesës së dytë teksa nga një pozicion i prirët mposhti Maignan. Inter rikthehet kështu në finalen e Champions League pas 13 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan kompeticionin europian ku kundërshtar kishin Bayern Munich.
Tashmë, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi presin të mësojnë të mërkurën fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Manchester City-Real Madrid.
Leave a comment