activeKryesoreLajme

IKD: Qeveria s’e përmbushi as gjysmën e agjendës legjislative

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të “Rockefeller Brothers Fund” (RBF) ka mbajtur konferencë për media, ku është prezantuar raporti me titull “Planifikimi (jo)adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD-ja i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Gjatë konferencës për media, Naim Jakaj, autor i raportit, ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka përmbushur planin e saj në lidhje me miratimin e koncept-dokumenteve.

“Qeveria ka miratuar 21 koncept-dokumente nga 71 sa kishte planifikuar, ose më pak se 30% të planifikimeve. Përballë mos zbatimit të planifikimit të bërë, Qeveria ka miratuar dy koncept dokumente të tjera të cilat nuk kanë qenë të planifikuara. Në gjashtë raste, IKD ka gjetur se me rastin e draftimit të këtyre dokumenteve, nuk janë respektuar obligimet lidhur me konsultimet publike”, ka deklaruar Jakaj.

Sipas tij, numrin më të madh të (projekt) koncept-dokumenteve të dërguara dhe miratuar në Qeveri e ka MBPZHR-ja me 5 (projekt) koncept-dokumente të dërguara dhe të miratuara në Qeveri, pasuar nga MD-ja dhe MKRS-ja me nga tre sosh. Pesë ministri gjatë vitit 2022 nuk kanë proceduar asnjë projekt koncept-dokument për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Në mungesë të një planifikimi adekuat, po gjatë vitit 2022, Qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plot nëntë herë. Kështu, gjatë vitit 2022, Qeveria më tepër pati plan mujor se sa vjetor”, ka përfunduar Jakaj.https://zeri.info/inarticle.html

Eranda Zekaj, hulumtuese në IKD, ka deklaruar se Qeveria nuk ka përmbushur as gjysmën e planit të saj legjislativ, përkundër faktit se gjatë vitit 2022, Qeveria më tepër kishte plan mujor sesa vjetor.

Përkundër ndryshimeve të shpeshta, Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që të miratojë as gjysmën e projektligjeve të planifikuara, duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41.5%, përkatësisht duke miratuar 71 nga 171 projektligjet e planifikuara. Për më tepër, 32 projektligje u miratuan jashtë afatit të planifikuar. Ndërsa, përkundër faktit se Qeveria ndryshoi plot nëntë herë agjendën legjislative, të cilën e përmbushi vetëm 41.5%, në tri raste ajo e injoroi këtë agjendë, duke miratuar projektligje të pa planifikuara”, ka deklaruar Zekaj.

Sipas Zekaj, nga 48 projektligjet për të cilat Qeveria ka qenë e obliguar që të zhvillojë konsultime publike, Qeveria e ka përmbushur këtë detyrim në 29 raste, derisa këtë nuk e ka bërë në 19 raste. Shprehur në përqindje, Qeveria nuk e ka përmbushur këtë obligim në afërsisht 40% të rasteve.

Sipas raportit të publikuar nga IKD-ja, sa u përket projektligjeve të miratuara sipas Programit Legjislativ për vitin 2022 dhe të proceduara në Kuvendin e Kosovës, ky i fundit ka arritur të miratojë 36 nga 71, ose 50,7% e projektligjeve. Kështu, mosefikasiteti i Qeverisë ka vazhduar edhe në Kuvend.

Krahasimisht me numrin e projektligjeve që Qeveria ka planifikuar të miratojë, Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë vetëm 21.05% të tyre. Kështu, pjesa tjetër e projektligjeve të miratuara në Qeveri të cilat nuk janë miratuar nga Kuvendi, konsiderohen të përfunduara në Qeveri, por se miratimi i tyre nuk ka ndodhur ende.

Në anën tjetër, raporti i IKD-së gjen se gjatë vitit 2022 IKD-ja ka gjetur se shtatë nga 71 projektligjet e procedura nga ana e Qeverisë kanë pasur probleme kushtetuese, për të cilat IKD-ja kishte reaguar në vazhdimësi gjatë vitit 2022. Fatkeqësisht, në disa raste, pa u adresuar problemet kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar këto projektligje. Disa nga këto Projektligje janë duke u trajtuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, derisa një ligj është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Bashkangjitur në këtë e-mail gjeni dhe raportin e prezantuar, si dhe fotografi nga konferenca e lartcekur.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...