Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka pritur sot ambasadorin francez në Kosovë, z. Olivier Guérot. Ai nëpërmjet facebook ka njoftuar se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, ndërkaq kanë vazhduar me vizita në fshatin Prelluzë.
Postimi i plotë:
TAKIM ME AMBASADORIN E FRANCËS, OLIVIER GUÉROT 🇫🇷🇽🇰
Kisha kënaqësinë që sot të mirëpres në Komunën e Vushtrrisë, Ambasadorin e Francës në Kosovë, shkëlqesinë e tij z.Olivier Guérot, me të cilin bashkëbiseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, e më pas vizituam edhe fshatin Prelluzhë, ku takuam komunitetet e këtij lokaliteti.
Ambasadorin e njoftova për projektet që jemi duke i realizuar në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë, si dhe e falënderova për bashkëpunimin dhe vizitën që i bëri Komunës së Vushtrrisë.
Leave a comment