Deputeti Haki Abazi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dosje në të cilat mban evidencë për punët e deputetëve dhe bashkpartiakëve të tij.
Abazi, tha se kërkoi takim me Kurtin për të sqaruar atë që ndodhi me të dhe grupin parlamentar të VV-së.
“Kur e takova Kurtin e nxori një dosje për mua, për t’më treguar se me përcjell çka bëj”, tha ai ndër të tjera.
Abazi fillimisht u shkarkua nga pozita e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme dhe pastaj edhe nga grupi parlamentar i VV-së.
Kujtojmë që Kurti në një intervistë të mëhershme kishte thënë se mban një evidencë për punën e ministrave dhe deputetëve, përgjegjës për të cilën është Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit.
Leave a comment