Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka bërë marrëveshje më të dëmshme për Kosovën.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për marrëveshjen e fundit me Serbinë, Hoxhaj ka dhënë detaje të reja.
Sipas tij, aneksi për zbatimin e planit të BE-së është arritur për 30 minua.
“Për 10 orë është diskutuar për një aneks tjetër. Për 30 minuta është pranuar aneksi që e keni. Me këtë aneksin që e keni ju tash kemi me ec 10 vitet e ardhshme. Marrëveshje kurrfarë themeli juridik ndërkombëtarë. Vetëm e prish përfundimisht themelimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka sjell marrëveshjen më të dëmshme për Kosovën.
“Historikisht z. Kurti ka bërë përpjekje të luaj politika të mëdha sa ka qenë në opozitë, por marrëveshja në Ohër ndërkombëtarisht është humbja më e madhe që ka Kosova prej Ramujesë e deri në ditët e sotme. Nëse nuk i besoni kësaj sot, do t`i besoni vitin e ardhshëm”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, ishte gabim që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla nuk ishte në Ohër.
“Ku është ministrja e jashtme, e cila do të duhej të ishte së bashku me kryeministrin në Ohër. Pse po heshti ju si qeveri dhe nuk po dilni në mbroje të kësaj marrëveshje”, ka pyetur Hoxhaj.
Leave a comment