Lajme

Hovenier paralajmëron: Nëse dikush është i përfshirë në destabilizimin e rajonit, mund të jetë subjekt “non grata”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se personat që janë të përfshirë në destabilizim të rajonit, mund të jenë subjekt i sanksioneve amerikane.

Hovenier ka thënë se kjo listë hartohet nga Departamenti i Thesarit dhe se kanë autoritet për të përfshirë në të njerëz qoftë individualisht ose kolektivisht.

Ai ka përmendur edhe përfshirjen e Milan Radojçiqit në këtë listë.

“Ne kemi autoritet, aktualisht autoriteti i Thesarit për të përfshirë njerëz qoftë individualisht apo kolektivisht, apo organizata që mund të jenë subjekt i sanksioneve dhe janë dy çështje të mëdha: një është nëse jeni të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, kjo ishte baza për përfshirjen e zotëri Radojçiqit dhe tjetra është nëse bën gjëra që krijojnë destabilitet në rajon dhe kemi përfshirë shumë emra, përfshirë në Kosovë nën këtë autoritet gjithashtu. Pra nëse njerëzit janë të përfshirë në destabilizim të rajonit apo janë të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, ne e kemi të drejtën që Thesari t’i vendosë ata në lista dhe që të jenë subjekt i sanksioneve amerikane”, ka deklaruar Hovenier në Klan Kosova.

Gazetari:
 E kemi parë se lista e zezë e presidentit Biden është rivendosur para disa ditësh. A mund të shohim njerëz nga Kosova në të?

Amb. Hovenier: 
Nuk jam i sigurt çka do të thuash me listë të zezë, a e keni fjalën për përcaktimin për sanksione?

Gazetari: Po.

Amb. Hovenier: 
Në rregull, pra kjo nuk është listë e presidentit Biden. Këtë e bën Departamenti i Thesarit në disa administrata. Mendoj se nga presidenti Clinton kemi vendosur për disa emra këtu në Ballkan, duke përfshirë Kosovën. Ne kemi autoritet, aktualisht autoriteti i Thesarit për të përfshirë njerëz qoftë individualisht apo kolektivisht, apo organizata që mund të jenë subjekt i sanksioneve dhe janë dy çështje të mëdha: një është nëse jeni të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, kjo ishte baza për përfshirjen e zotëri Radojçiqit dhe tjetra është nëse bën gjëra që krijojnë destabilitet në rajon dhe kemi përfshirë shumë emra, përfshirë në Kosovë nën këtë autoritet gjithashtu. Pra nëse njerëzit janë të përfshirë në destabilizim të rajonit apo janë të përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar, ne e kemi të drejtën që Thesari t’i vendosë ata në lista dhe që të jenë subjekt i sanksioneve amerikane.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...