activeKryesoreLajme

Hovenier: Gjasat për njohje reciproke s’janë të mëdha, Plani evropian është më i miri në dispozicion

Si marrëveshjen më të mirë në dispozicion të Kosovës e ka kualifikuar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai, në një takimi me gazetarë të mërkurën, e dha garancinë që në rast se Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive, SHBA-ja do të ripërtrijë përpjekjet për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe të NATO-s. E po të mërkurën, me qëllim të përgatitjeve për takimin e Ohrit, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zhvilloi bisedime në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

Takimi i 18 marsit në Ohër, sipas ambasadorit amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e përbën një mundësi të jashtëzakonshme që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje mbi Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Ani se pranoi që gjasat për njohje reciproke tani nuk janë shumë të mëdha, shkaku i qëndrimit të Serbisë për Planin, ai vlerësoi se kjo është marrëveshja më e mirë në dispozicion të palëve.

“Është një marrëveshje e përkohshme dhe SHBA-ja qëndron fuqishëm prapa saj dhe me një pozicion që e kemi mbajtur prej vjetësh, se presim marrëveshje përfundimtare, me njohjen reciproke në qendër. Ky është synimi. Kjo na çon shumë më afër tij”, ka thënë Hovenier.

Në një takimi me gazetarë, Hovenier ka dhënë garancinë që në rast se Kosova kontribuon në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, atëherë Shtetet e Bashkuara “do t’i ripërtërijë përpjekjet” për ta ndihmuar vendin për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe të NATO-s.

I pyetur nëse ka hapësirë për ta rinegociuar marrëveshjen mbi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo për krijimin e tij bazuar në kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hovenier theksoi se është vështirë që të rinegociohet për diçka që ende nuk është negociuar në të vërtetë.

“Nuk besojmë se është e përshtatshme për Kosovën që të pajtohet me ndonjë gjë që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj. Nuk besojmë se është e përshtatshme që Kosova të zbatojë diçka që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015… Por, brenda tij ka hapësirë të mjaftueshme për të diskutuar për atë që do të jetë kjo gjë”, ka shtuar ai.

Hovenier tha po ashtu se nuk pret që në Ohër të ketë negociata të plota që do të përcaktonin skicën, formën dhe funksionet e Asociacionit, por shtoi se pret që të ketë një mirëkuptim për ta çuar çështjen përpara.

Përkitazi me përgatitjet për Ohrin, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e vizitoi të mërkurën Beogradin, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Diplomati amerikan nuk është prononcuar për media lidhur me takimin. E Vuçiqi i kualifikoi si të hapura e korrekte bisedimet me Escobarin. Pas Beogradit, Escobar pritet që të qëndrojë për vizitë edhe në Prishtinë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...