Në javën e 26 të kampionatit italian Napoli mposhti 2-0 Atalantan duke hedhur kështu edhe një hap të sigurt drejt titullit.
Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.
“Djemtë bënë një punë të shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaja sot, veçanërisht kundër një ekipi si Atalanta. Tri pikët i morëm jo aq lehtë. Po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe këtë e ndjen edhe mbështetja e furishme e tifozëve. A flasim për Scudetton? Po, po flasim brenda ekipit, nuk do ta mohoj”, tha ai për calcionapoli1926.it. Demokracia.com
Leave a comment