Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja ka pasur tri momente të vështira në raport Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të cilat nuk u zmbraps.
Në RTV Dukagjini, ai ka thënë se ndër to ishin refuzimi i Hashim Thaçit për tu bërë kryeministër në vitin 2005, dhjetë vendet e eliminuara të komunitetit serb sipas Kushtetutës dhe jo vetëm.
“Ishin tri momente të vështira të LDK-së me partnerë amerikanë e që nuk lëshoi pe, por më pas paguam një çmim. Momenti i parë është refuzimi i Hashim Thaçit për t’u bërë kryeministër në vitin 2005 kur zoti Haradinaj shkoi në Hagë. Ne e kemi pasur kërkesë eksplicite dhe ekskluzive që me u ruajt aleanca brenda, por PDK-ja të marrë qeverinë, Thaçi në vendin e Haradinaj. Sugjerim nga partnerët ndërkombëtar”.
“Momenti i dytë dhe më i vështirë. Ne i kemi shkurtuar sipas Kushtetutës dhjetë vende të garantuara komunitetit serb të cilët i kanë pasur në dy mandate të garantuara dhe ofertat dhe këshillat e partnerëve kanë qenë atraktive për LDK-në. Por ne nuk kemi pranuar me vazhduar mandatin me dhjetë vende plus për atë komunitet si shpërblim në integrim. Dhe ne jemi cilësuar antiamerikan dhe antievropian me deklaratë të ambasadorit amerikan”, ka thënë Haziri.
Tutje, Haziri thotë se gjatë kohës së LDK-së në opozitë, LDK kishte qenë i vetmi subjekt që kishte refuzuar të takohej me Veselinoviq dhe Radojçiq.
‘Ne kemi qenë të ftuar të takohemi dhe të zgjidhim problemin e këtyre vendeve dhe ne kemi thënë ‘Jo’. Jemi të vetmit që kemi refuzuar të takohemi me ta në atë kohë. Kemi qenë opozitë, nuk kemi qenë në qeveri por vota jonë ka pasur 2/3 e peshës për të kaluar”, ka thënë ai.
Ai tha se LDK nuk pranoi të takohej me dikë të ndërlidhur me korrupsion.
Nënkryetari i LDK-së, Haziri ka folur edhe për situatën e sigurisë duke deklaruar se mandati i NATO-së në Kosovë është një mandat i detyrimit të paqes që nënkupton se të detyrohet zbatimi i paqes në vend. Një numër i shteteve partnerë, siç tregon Haziri, urdhëroi ushtarët të mos dalin nga kampet e tyre gjatë tensioneve në veri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se një numër i shteteve partnere urdhëroi ushtarët e tyre të mos dalin nga kampet e tyre.
“Një numër i shteteve partnere i ka urdhëruar ushtarët të mos dalin nga kampi. Në këtë dhunën e fundit që kryesisht ishin ushtarë italianë, ishin ata që morën mandatin dhe dolën me qetësuar situatën dhe të menaxhonin krizën.”, tha Haziri.
Rreth 30 ushtarë pësuan lëndime atë ditë.
Leave a comment