Lajme

Haxhiu: Askush në botë nuk ka kohë të merret me kopallat e Kurtit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në një pozicion të rëndë, duke u konfrontuar me aleatët.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është serioze për masat që po vihen ndaj saj.

“Po shihet që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është serioz. Kurti është i njoftuar. Kurti vazhdon të merret me populizëm. Miqtë e pavarësisë së Kosovës kanë ardhë në një gjendje që të vendosin masa ndaj Kosovës. Ky është një degradim i skajshëm i kësaj qeverie”, ka thënë Haxhiu në DPT te Fidani.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka koherencë në qëndrimet dhe kërkesat e tij, duke dalë me propozime të ndryshme dhe të shpeshta.

“Herë i propozon 3 faza për targat, pastaj 6 kushte për Asociacionin, pastaj 5 pika për deeskalim. Në fund del me tetë pika tjera. Askush në botë nuk ka kohë të merret me kopallat e Kurtit. Bota ka probleme më të mëdha se të merret me kopallat e Albin Kurtit”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë  Kosova e vetme dhe pa partnerët, nuk mundet të shënojë suksese të reja dhe progres.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...