Në internet është shfaqur një hartë interesante që tregon numrin e miliardëve në shtetet evropiane.
Profili Map Vault në TikTok ka publikuar hartën që zbulon vendet në Evropë, që kanë më së shumti miliarderë dhe ata që kanë më së paku, transmeton Telegrafi.
Kjo hartë tregon që në Evropë numri më i madh i miliarderëve jetojnë në Gjermani, me një total prej 134, e ndjekur nga Italia me 52 miliarderë.
Ndryshe në pothuajse shumicën e vendeve të zhvilluar evropianë ka miliarderë, por se janë veçuar ato vende që prijnë për nga numri i tyre.
Kjo hartë nuk pasqyron numrin e miliarderëve në Shtetet e Bashkuara apo vendet aziatike, por thjesht vetëm ato evropiane.
Leave a comment