activeKryesoreLajme

Haki Abazi, sërish me kritika për pozitën: Raporti i Komisionit Hetimor për energji, sa për sy e faqe

Sot në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, u shpreh se është joserioze që pa prezencën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të bëhet shqyrtimi i këtij raporti.

Teksa shpalosi edhe objektivat e këtij Komisioni Hetimor, Beqa kërkoi që ky raport të votohet pasi konsideron se bënë një përmirësim në fushën e energjisë elektrike.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se raporti tregon se që nga viti 2021 nuk importohet energji elektrike nga Serbia.

Muja tha se një pjesë e konsiderueshme e energjisë së importuar ishte që të servisohet një marrëveshje e keqe për privilegjuesitë ë Fernokelit, Alferonit dhe Kuniko Gruop.

Tutje, ai tha se shpronësimet gjatë periudhës që është hetuar nga ky Komision kanë rezultuar se janë bërë me vendime plotësisht politike në vitin 2017.

Deputeti Muja u shpreh po ashtu se faturat e energjisë elektrike në veri i kanë kushtuar Kosovës 300 milionë euro.

E Armend Zemaj nga LDK tha se viti 2021 ka qenë viti më i keq me shumën më të madhe pasi në këtë vit janë blerë 13 milionë euro më shumë energji elektrike sesa në vitin 2020.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se qëllimi i këtij komision ka qenë devalvimi i Komisionit nga opozita. 

Haki Abazi nga LVV tha se ky raport është vetëm sa për sy e faqe.

“Ky raport është vetëm sa për sy e faqe asnjë vlerë tjetër nuk e ka”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës po ashtu ka votuar raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Ky raport mori mbështetjen e 68 deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, 67 ligjvënësë votuan pro edhe për raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. Ndërsa, një deputet absentoi.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...