Lajme

“Gylenistët” kleçka e marrëdhënieve Kosovë-Turqi

Kërkesa e autoriteteve të Turqisë për të luftuar Lëvizjen Hizmet të klerikut turk, Fetullah Gulen, nuk është e specifikuar vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shteteve të tjera, vlerësojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, kjo çështje nuk është pengesë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, por në një pikë, thonë disa, mund të shndërrohet në kusht për mbështetjen që Turqia ia jep Kosovës.

Turqia e konsideron Hizmetin grup “terrorist” dhe thotë se ai ka për qëllim ta rrëzojë Qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Erdogan, po ashtu, e fajëson Gulenin për një përpjekje për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA dhe dikur ka qenë aleat i Erdoganit, i mohon akuzat. Shumë mbështetës të tij të fushave të ndrysKa pasur akuza, mes tyre edhe nga Këshilli i Evropës, se ata janë përballur me procese të padrejta gjyqësore në Turqi dhe me shkelje të të drejtave të njeriut.

Më 3 shkurt, Erdogan priti në Stamboll kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi edhe për, siç u tha, Lëvizjen Hizmet, së cilës Turqia i referohet me akronimin FETO.

“Trajtuam hapat që duhet t’i marrim për të rritur bashkëpunimin dhe solidaritetin tonë kundër aktiviteteve të organizatës FETO në Kosovë”, tha Erdogan, pa specifikuar se për cilat aktivitete e ka fjalën.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës për të kuptuar se a ka pasur detaje konkrete në kërkesën e Erdoganit dhe a është kjo kërkesë një lloj kushti për mbështetjen e mëtejme të Turqisë ndaj Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Kosova dhe Turqia kanë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

hme janë arrestuar, ndërsa disa janë dëbuar në Turqi nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën.

Kërkesë rutinë?

Enver Dugolli, deputet i partisë në pushtet në Kosovë – Lëvizjes Vetëvendosje – thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Turqisë në lidhje me gylenistët – siç njihen përkrahësit e Lëvizjes Hizmet – nuk është shprehur si kusht që i definon raportet e Kosovës me Turqinë.

Dugolli, i cili është edhe zëvendëskryetar i parë i Komisionit parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, thotë se Kosova është shtet ligjor dhe nuk i diskriminon grupet e caktuara.

“Prandaj, si të tilla, i shohim si kërkesa të vazhdueshme dhe të përgjithshme që u bëhen edhe shteteve tjera të Ballkanit. Pa marrë parasysh kërkesat dhe insistimet e ndryshme [të shteteve të ndryshme], kësaj radhe edhe nga shteti i Turqisë, ne e konsiderojmë çdo kërkesë që shtrohet, por vetëm nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona. Besoj se këtu do ta kemi mirëkuptimin edhe të shtetit turk dhe të shteteve tjera mike”, thotë Dugolli.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë po ashtu se kërkesa e presidentit turk, Erdogan, që të luftohen gylenistët, nuk është e re dhe vetëm ndaj Kosovës.

Por, sipas tij, varet nga kryeministri Kurti se me sa seriozitet do ta trajtojë këtë kërkesë.

“Unë nuk e di nëse ka gylenistë në Kosovë dhe sa ka, apo nuk ka fare. Është e drejtë e secilit vend që t’i kërkojë njerëzit e vet që janë të dënuar ose që kanë bërë krime në vendin e origjinës. Por, për bindje politike, e drejta për strehim është e garantuar me Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur argumentohet për dikë se është i ndjekur në vendin e vet, [shteti] e ka për obligim ta mbrojë dhe t’i garantojë qëndrim”, thotë Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Peci: Kosova të mos “rrëshqasë” në gabime

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë kërkesën e Turqisë në bazë të normave ndërkombëtare për dëbim të njerëzve.

“Kosova duhet t’i përcjellë të gjitha normat ligjore që janë në fuqi në vend dhe, po ashtu, të gjitha konventat ndërkombëtare, në lidhje me këtë çështje. Kosova nuk mund të bëjë ndonjë gabim. Jam i bindur se vështirë se mund të rrëshqasë dhe të bëjë ndonjë gabim, sepse nëse e bën një gabim të tillë, atëherë do të mbyllet perspektiva jonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës [organizatë për të drejtat e njeriut]”, vlerëson Peci.

Përvoja e freskët nga dëbimi i dyshuar si i paligjshëm

Sipas bashkëbiseduesve të REL-it, mbetet e freskët ngjarja e vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës, përmes një operacioni të fshehtë, kanë arrestuar dhe dëbuar në Turqi gjashtë qytetarë turq.

Asokohe, presidenti i Turqisë, Erdogan, pati deklaruar se operacioni ka qenë një bashkëpunim mes Agjencisë turke të Inteligjencës dhe asaj të Kosovës, me qëllim dorëzimin e “gjashtë përkrahësve të FETO-s te policia turke”.

Shtetasit e dëbuar turq kanë qenë drejtues të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, të financuar nga organizata e Gulenit.

Pas disa muajsh hetimi e gjykimi në Turqi, gjashtë qytetarët turq të dëbuar nga Kosova u dënuan me 56 vjet e 7 muaj e gjysmë burgim në total.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka kritikuar autoritetet e Kosovës në lidhje me këto arrestime.

“Përveçse janë arrestuar në mënyrë të dyshimtë, burrat janë dërguar në një vend ku përballen me rrezik serioz të torturës”, ka thënë Human Rights Watch.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm të Kosovës dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës për mosinformimin e tij në lidhje me arrestimet.

Një komision i pavarur i Kuvendit të Kosovës ka konstatuar në shkurt të vitit 2019 dhjetëra shkelje të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Lidhur me këtë rast, në shkurt të vitit 2021, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “privim të kundërligjshëm të lirisë”.

A po e kushtëzon Turqia mbështetjen e saj ndaj Kosovës?

Kërkesat e autoriteteve të Turqisë për Kosovën, në lidhje me çështjen e gylenistëve, kanë qenë të vazhdueshme.

Në fund të dhjetorit të vitit 2021, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë gjatë një vizite në Prishtinë se lëvizja e Gulenit mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës.

Duke iu referuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në qershor të vitit 2022, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë në Prishtinë se “ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona”.

Deputeti Enver Dugolli beson se edhe në rast të mospërmbushjes së kërkesës së Erdoganit nga ana e Qeverisë së Kosovës, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk do të lëkunden.

“Jo. Unë besoj që raportet e shtetit të Kosovës me shtetin e Turqisë janë shumë më të thella dhe shumë më të qëndrueshme. Në asnjë moment, as nuk ka ndikuar dhe as nuk do të ndikojë një kërkesë e tillë, për shkak se ajo nuk është e drejtuar ekskluzivisht dhe në mënyrë eksplicite vetëm ndaj shtetit të Kosovës. Si të tillë edhe duam ta shohim”, thotë Dugolli.

Deputeti Xhavit Haliti thotë se në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës duhet t’i ndjekë parimet perëndimore.

“Kosova ka obligime nga Perëndimi. Qëndrimet duhet t’i mbajnë njëjtë, siç i mbajnë vendet e tjera të NATO-s dhe siç i mbajnë vendet perëndimore”, thotë ai.

“Element që ndikon” në përkrahjen turke

Por, ish-diplomati Lulzim Peci thotë se kërkesa e Erdoganit ndaj Kurtit lidhur me Lëvizjen Hizmet, ka gjasa të shndërrohet në kusht për ndihmën e Turqisë ndaj Kosovës.

“Unë mendoj se [çështja e gylenistëve] është vetëm një nga elementet përbërëse të marrëdhënieve që i ka Kosova me Turqinë, mirëpo me siguri që ka një rol shumë të rëndësishëm. Normalisht që kjo çështje do të shtrohet gjithmonë në tavolinë nga Qeveria e tanishme turke. Me siguri që amplituda e përkrahjes, në një masë të konsiderueshme, do të varet edhe nga ky element”, thotë Peci.

Kurti, gjatë vizitës në Turqi më 3 shkurt, ka thënë se ky vend është ndër partnerët kryesorë ekonomikë dhe tregtarë të Kosovës.

Erdogan, në anën tjetër, ka thënë se “investimet e kompanive turke në Kosovë i janë afruar nivelit të 400 milionë eurove” dhe se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) “ka vënë në shërbim të Kosovës një burim prej gati 100 milionë eurosh, përmes afro 700 projekteve të ndryshme”.

Vlerësohet se Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve të drejtpërdrejta në Kosovë, si dhe me donacione në fushën e sigurisë.

Në korrik të vitit 2021, burime të Radios Evropa e Lirë brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë thënë se FSK-ja merr nga Turqia rreth 100 milionë lira turke [rreth 5 milionë euro] në vit si donacion, e të cilat i shfrytëzon për të kontraktuar blerjen e pajisjeve ushtarake, po ashtu nga Turqia

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...