Pavarësisht se është nënë e 4 fëmijëve ylli televiziv, Kim Kradashian, vazhdon të ‘çmendë’ fansat me format e saj trupore.
42-vjeçarja është shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, aty ku herë pas here ndan me miliona ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Kim ka postuar disa fotografi në “Instagram”, ku ka treguar format bombastike me një palë bikini ngjyrë blu, teksa ndodhej me pushime në plazh.
Nga ana tjetër ajo shkëlqente, ndërsa kishte bërë një makijazh të lehtë dhe flokët e lëshuara në shpinë. Në njërën nga foto ajo kishte kombinuar pamjen e saj me një palë syze dielli.
Ylli i rrjeteve sociale krahas fotove të cilat kalojë kufijtë e çdo imagjinate ajo bëri edhe një mbishkrim: “Vetëm një kujtesë”, teksa ka çmendur rrjetin me pëlqime dhe komente të shumta që vërshojnë në postimin e saj.
Në një nga tre fotot, Kim shtrëngoi buzët dhe i ngriti krahët sipër, ndërsa me gishta bëri shenjën e paqes.
Leave a comment