LajmeShowbiz

Getinjo dhe Vivien të pandashëm, shijojnë darkë romantike bashkë

Reperi i njohur, Getinjo, muaj më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ai për disa javë u kthye në një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë së famshme.

Përveç që u pëlqye me debatet dhe situatat, reperi në BBVK krijoj edhe një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano.

Dyshja për disa javë shijuan romanca brenda mureve të shtëpisë megjithatë, Getinjo në një moment vendosi të ndërpresë rrugëtimin.

Ai me vetëdëshirë vendosi të largohet duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja e madhe, por që njerëzit të kuptonin personi që ai ishte.

Vivien vazhdoj eksperencën e saj edhe për disa javë për t’u eliminuar më pas nga votat e publikit. Pas kësaj, dyshja tashmë po e shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe momentet e shumta së bashku i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Kështu kanë vepruar edhe së fundmi, reperi ka publikuar një imazh ku shihet në një darkë romantike me Vivienin.

“Gëzuar”, ka shkruar Getinjo sipër fotos teksa dukeshin të lumtur dhe në formë të mirë krah njëri-tjetrit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...