Muharrem Ince, një nga katër kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Turqi, është tërhequr nga gara, tre ditë përpara se njerëzit t’i drejtohen kutive të votimit.
Arsye për këtë është bërë një foto nudo e tij që është publikuar në mediat sociale. Kandidati është filmuar gjatë marrëdhënies seksuale me një grua, ndërsa nuk dihet ende se kush i ka vënë pamjet në dispozicion të publikut.
Ince ka deklaruar se do të hedhë në gjyq ata që e kanë shantazhuar dhe ata që kanë publikuar fotot.
Ai kishte qenë nën presion gjatë fushatës nga akuzat për ndarjen e votave të opozitës, kur gara me presidentin Erdogan është tepër e ngushtë.
Në sondazhin e fundit, Ince rezultonte me 2% të votave që i duhen kundërshtarit të Erdogan për të dalë fitues që në raundin e parë.
Leave a comment