Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfra në Europë. Në këtë përfundim del Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa krahason të ardhurat për frymë dhe konsumin në të gjithë kontinentin.
Shqipëria dhe Kosova janë shtetet më të varfra në Europë, bazuar në të ardhurat për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse. Renditja del në raportin e fundit të fondit Monetar Ndërkombëtar.
Të dhënat që shfaqen në Pasqyrën Ekonomike Globale 2023, tregojnë se Shqipëria renditet e parafundit në Europë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtar, dhe në fundit shfaqet Kosova, me 15 600 dollarë. Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë pak më të larta se Shqipëria, në 19.6 mijë dollarë ndërkombëtarë, Maqedonia e Veriut 21.1 mijë, Serbia me 25.4 dhe në krye të rajonit vijon të qëndrojë Mali i Zi, me 27.6 mijë dollarë.
Mesatarja e Europës është gati 50 mijë, ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Europës Lindore.
Edhe në treguesin tjetër direkt, atë të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, që për Shqipërinë ka arritur në 7 mijë dollarë, sëris jemi të të fundit, së bashku me Kosovën, që është në nivelin e 5,600 dollarëve.
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për rritjen e pagave me 50% brenda dy viteve, politikë kjo që mund të rrisë mirëqenien dhe të nxisë konkurrencën në rajon për nivelin e të ardhurave.
Por, do të jetë tregu dhe dinamikat e tij, ato që do të tregojnë ndikimin e këtij vendimi.
Leave a comment