Ka filluar para pak çastesh ne kryeqendrën evropiane takimi mes kryeministrit të Republikes se Kosoves, Albin Kurti dhe te parit te serbève, Aleksandar Vuçiq.
Radio Evropa e Lire tashme ka publikuar edhe pamje nga takimi respektiv, ndersa nuk diet se sa do te zgjase. Veg kësaj, eshtè paralajmeruar edhe njè konference per media pas mbarimit te takimit trepalēsh.
Gjithsesi, kujtojme faktin se teme kryesore pritet te jete diskutimi i pranimit eventual te propozimit evropian (franko-german), të cilin palet e kanë pranuar ne parim.
Takime ne Bruksel, Kurti e Vuçiq kanë pasur edhe me emisarin e Amerikes, Gabriel Escobar.
Nderkohe, duhet thene qe emisari special Llajcak javen e kaluar ka thene se ne kete takim shpresonte qe do tē arrihej zyrtarizimi i pranimit t° propozimit nga ana e te dy liderève shteterore.
Ky takim ka marre mbeshtetje të fuqishme nga ana e ShBA-ve me ane te nensekretarit amerikan Derek Chollet, qe kishte pasur thirrje telefonike me Kurtin e me pas edhe me Vuçiqin.
Ne anèn tjeter, duhet thene se Kurti dhe Vuçiq kishin marre edhe nga nje letër te perbashket nga ana e kancelarit german Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Partite opozitare n° Kosove nderkohe po gendrojne edhe me tej shume tè heshtura ne lidhie me zhvillimet e fundit ne dialog.
Leave a comment