activeBallinaKryesoreLajmeSport

F.C Vushtrria në gjysëm finale të kupës

  Agim Maloku presidenti I klubit  fton të gjithë në përkrahje pas arritjes në gjysëm finale të kupës së Kosovës në futboll

Viti 2021 ka qenë viti më i rënd të historinë e klubit tonë të zemrës, FC Vushtrria, pasiqë ran në kategorinë më të ultë të garave në vend. Probleme të shumta e përcollën disa vite me radhë klubin dhe si rezultat klubi ra në Ligën e dytë, humbi shkëlqimin e tij, humbi tifozët dhe humbi dashurinë e madh që gëzonte nga i gjithë qyteti. Klubi ynë me histori 100 vjeçare u shëndërrua në diçka që askush nuk e kishte paramenduar, të gjithë hoqën dorë . Pikërisht në këtë kohë kur klubi mbeti i vetmuar dhe pa përkrahje në skenë doli biznismeni vushtrrias Agim Maloku dhe morri përsipër drejtimin e klubit me qëllim që sa më shpejt ta kthej klubin aty ku e ka vendin në elitën e futbollit kosovar. “E kishim dhe vazhdojm ta kemi obligim rikthimin e klubit aty ku e ka vendin, sepse këtë ua kemi borgj, gjeneratave të shumta që kontribuan për klubin, u kemi borgj tifozerisë më të zjarrt në vend “FORCA”-s dhe para se gjithash ja kemi borgj qytetit tonë”, pohoi mes tjerash presidenti i klubit, Agim Maloku. Presidenti shpjegon se në kohën kur e morri klubin motivi kishte rënd për toke andaj menjeherë nisi punën për rikthimin e klubit në elitën e futbollit kosovar. Fillimisht klubi u fuzionua me një klub tjetër dhe qysh në vitin e parë u rikthye në Ligën e Parë, ku arriti që të shkoj në barazh, duke fituar lojën e parë e humbur të dytën dhe me këtë edhe mundësin e rikthimit në SuperLigë. “Këtu nuk dua ta harroj kontributin dhe angazhimin maksimal të Kuvendit të Komunës, kryetarit Ferit Idrizi e nënkryetarit Shpëtim Zhegrova që nuk kursyen asgjë për ta ndihmuar klubin në rikthimin në SuperLigë, normalisht edhe përkrahjen e tifozerisë “FORCA” dhe gjithë qytetit. Por fatkeqësisht fati nuk ishte në anën tonë dhe ne nuk arritëm që të rikthehemi në elitën e futbollit kosovar”, ka shtuar presidenti Maloku. Sezonën 2022/23 klubi e nisi me shumë ndryshime si në organizim ashtu edhe në stafin teknik dhe në përforcime. “Lojtarët tanë, luanët tonë po vazhdojnë të japin maksimumin e tyre që të arrijm synimin tonë të përbashkët rikthimin në SuperLigë dhe jemi rrugë të mirë. Ajo që arritëm deri më tash e që nuk është arritur asnjëherë më parë është kualifikimi ynë në gjysmën finalen e Kupës së Kosovës, ky aty do të jemi së bashku me FC Prishtina, FC Llapi e FC Gjilani, pra jemi në mesin e tri klubeve më të mira në vend dhe që normalisht synojmë Kupën e Kosovës”, ka thënë presidenti. Presidenti i klubit FC VUSHTRRIA thotë se ky sukses do të ishte i pamundur pa përkrahjen e madhe të sponzorëve tanë, “EMONACENTER”, “BUTRINTI”, “APETITGROUP” “ARIANICOMPANY” dhe sponzori general “URBANGRUP” dhe normalisht edhe Komuna e Vushtrrisë. Synimi mbetet i njëjtë rikthtimi në Superligë dhe festa e madhe e 100 vjetorit të klubit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...