Agjencia Evropiane e Policisë (Europol) ka deklaruar se bandat e kontrabandës së drogës po depërtojnë gjithnjë e më shumë në portet evropiane duke i dhënë ryshfet stafit dhe korruptuar këdo në porte.
Sipas Europol-it, bandat përdorin kryesisht transporte me kontejnerë për të kontrabanduar kokainën në Bashkimin Evropian duke përdorur më shumë kodet digjitale të sigurisë, të përdorura për të mbyllur kontejnerët.
Sipas Europol, rreth 90 milionë kontejnerë kalojnë nëpër portet detare të BE-së dhe vetëm një pjesë e tyre kontrollohen për kontrabandë, shkruajnë mediat e huaja.
“Një total rekord prej rreth 200 tonë kokainë u kap në dy portet kryesore të Roterdamit në Holandë dhe Antwerp në Belgjikë.”
Leave a comment