Një incident aspak i këndshëm u regjistruar gjatë një ndeshje tenisi në Cincinnati Masters, ku greku Stefanos Tsitsipas u detyrua të ndërpriste sfidën për t’u përballur me një grua në publik.
Në fillim, numri katër i botës në tenis, dëgjoi një zhurmë të lehtë dhe mendoi se bëhej fjalë për një insekt që fluturonte pranë tij dhe disa herë u përpoq ta largonte me raketë.
Por më pas e kuptoi se ishte dikush nga publiku, teksa sa herë kryente shërbimin zukaste si bletë.
Tsitsipas iu drejtua menjëherë gjyqtarit dhe më pas u drejtua për nga shkallët ku vinte zhurma, kur një spektator tjetër i tregoi me gisht gruan që krijonte zhurmën.
Tenisti në fillim kërkoi largimin e saj teksa e konsideronte një tifoze të rivalit të tij në lojë, por gruaja e mohoi këtë gjë dhe kërkoi falje për çka ndodhi.
Leave a comment