Në kuadër të përgatitjeve për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars, Emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq. I dërguari amerikan nesër do t’u drejtohet mediave serbe dhe më pas do të udhëtojë për në Prishtinë.
Escobar shkoi në Beograd, sipas mediave serbe, që të shikojë sa janë shanset që Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti të shtrëngojnë duart më 18 mars në Ohër. Kjo ose të paktën të bien dakord për udhërrëfyesin për zbatimin e planit evropian.
Ndërsa së bashku me Escobarin, edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, po takohet më përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile serbe.
Të shtunën, më 18 mars, në Ohër do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar lidhur me zbatimin e Planit Evropian të dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Leave a comment