Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të organizojë seancë solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 12:00.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi.
Kjo edhe do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë.
Ndërkohë, 5, 6 dhe 7 marsi po shoqërohen me një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të Epopesë.
Leave a comment