Qytetarë të shumtë janë duke i dhënë përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me liderët krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe edhe nga disa parti politike, shoqëria civile, shoqata e organizata të ndryshme dhe disa oda ekonomike.
Mbështetje këtij marshi ka dhënë edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti, i cili nga “Instagram”-i ka shpërndarë posterin kryesor të “Marshojmë për Drejtësi”.
Leave a comment