Elvis Hoxha është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Ai është ndër njerëzit më të besuar të Kurtit në LVV dhe pjesë e grupit që tashmë po njihet si “Grupi i Tiranës”.
Hoxha ka bërë një postim skandaloz në lidhje me Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Hoxha, që njihet për deklarata të ashpra kundrejt Escobarit dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, e ka shpërndarë një shkrim, në të cilin Escobari akuzohet se po ia mban anën Serbisë.
“Kjo nuk është hera e parë që gruaja e Gabriel Escobar bashkëpunon dhe “përkëdhelet” nga institucionet serbe. Kjo qasja përkëdhelëse mund të tregojë shumë për atë se pse nga ana të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor ka një qasje e cila me të drejtë është lexuar si mbajtje anë për Serbinë.” – thuhet në tekstin që e ka shpërndarë z. Hoxha.
Leave a comment