Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani ka njoftuar se ky komision tashmë ka rregullore të reja, të cilat kanë rekomandime nga analizat e bëra nga proceset zgjedhore nga ata.
Ai shtoi se ka gjithashtu edhe rekomandime nga Misioni i Vëzhguesve të BE-së, OSCE dhe ndërkombëtarë të tjerë.
“Pas një pune pothuajse një vjeçare, nga sot si Komision Qendror i Zgjedhjeve kemi rregullore të reja zgjedhore, të cilat adresojnë rekomandimet nga raportet dhe analizat tona të bëra për proceset zgjedhore, si dhe rekomandimet e Misionit të Vëzhguesve të BE-së, OSCE dhe vëzhguesve tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë.
Rregullat e reja rrisin nivelin e transparencës së KQZ-së në raport me të gjithë akterët e zgjedhjeve, ngrisin integritetin e procesit zgjedhor dhe rregullojnë qartë të gjitha aktivitetet. Transparencë, shpejtësi dhe saktësi!”, shkroi Elshani në facebook.
Leave a comment