Elona Mihali është gjyqtarja të cilës i ra shorti për të shqyrtuar çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Grupimi i Alibeaj ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me struktura inekzistente prej më shumë se një viti, ndërsa Sali Berisha ka rithemeluar partinë por rrezikon të dalë jashtë zyrës së kryetarit nga një vendim të gjykatës së Apelit.
Situata politike brenda kampit opozitar duket se ia ka vështirësuar punën edhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Zvarritja e betejës ligjore mund të rrezikojë regjistrimin e forcës më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pranverës.
6 marsi është dita e fundit për regjistrimin e forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe sherri për drejtimin e Partinë Demokratike duhet te marrë fund para këtij afati.
Komisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se para se të marrë një vendim mbi fatin e Partisë Demokratike do vlerësojë jo vetëm situatën juridike në regjistrin e partive politike por edhe vendimin e shkallës së parë që riktheu Sali Berishën në selinë blu
Leave a comment