Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar në lidhje me rastin Dehari, shkruan Syri.net Kosova.
Ajo është shprehur se me zhdukjen e mostrave ky rast mund të mos zgjidhet asnjëherë pasi sipas saj dikush deshti që ky rast të mos zgjidhet.
“Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së. Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar. Duken më të qetë. Sikur më në fund, ajo që ndryshoi, po i jep qetësi, edhe në qoftë se kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrë drejtësi”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Kur drejtësia rrotullohet në varr!
Mostrat e Astrit Deharit të ndjerë, ende s’janë askund!
Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që u suspenduan si të dyshuar, janë kthyer në punë. Aty ku GJITHÇKA mund të manipulohet.
A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?
Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së. Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar. Duken më të qetë. Sikur më në fund, ajo që ndryshoi, po i jep qetësi, edhe në qoftë se kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrë drejtësi!
E, çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës? HESHTJA! Kjo heshtje, që dikur rrotullonte kamionë, dëmtonte institucione, e lëndonte policët tonë PIKËRISHT për skandalet si kjo. Pikërisht për KËTË rast!
E sot? Sot rrotullohet veç drejtësia në varr!
Leave a comment