Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Malishevë, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë kanë bërë me dije se 25-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohej se ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë ku ajo banon.
Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të natyrë së lëndimeve, ajo është transferuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Momentalisht nuk dihet motivi që shtyu të renë të bëjë këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.
Leave a comment