activeKryesoreLajme

Dy javë kohë për ta negociuar planin e zbatimit – a do të përmbyllet marrëveshja në Ohër?

Pajtimi i arritur më 27 shkurt në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për planin franko-gjerman është konsideruar një hap shumë i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian. Në këtë periudhë kohore deri më 18 mars kur edhe pritet të zhvillohet takimi i dytë, Lajcak ka kërkuar nga palët që të kursehen nga deklaratat në publik me qëllim të ruajtjes së atmosferës pozitive.

Këtë emisari sllovak e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e Aleksander Vuçiq se Serbia nuk do ta lejojë Kosovën që të anëtarësohet në OKB dhe për reagimin që ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

“Të dy liderët duhet të përmbahen nga deklarimet në publik. Sepse ky është një moment shumë i ndjeshëm. Dhe ne sigurisht duam të sigurohemi që atmosfera për takimin 18 marsit të jetë konstruktive dhe shpresëdhënëse”, ka thënë Lajcak në një bashkëbisedim për Atlantic Council. 

Megjithatë Lajcak ka thënë se s’është punë e tija që të komentoj deklarimet e liderëve, por që të punojë për përgatitjen e takimit të radhës. 

“Për këtë arsye do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë dhe Beograd”, ka treguar Lajcak. 

Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë se synimi i Brukselit është që Kosova dhe Serbia të pajtohen për aneksin e implementimit të propozimit franko-gjerman. 

Ai ka thënë se për këtë arsye i kërkojnë Prishtinës dhe Beogradit që të përgatisin propozimet e tyre “realistike dhe konstruktive” të bazuara në dokumentin që BE-ja ua ka dorëzuar gjatë dhjetorit të kaluar.

“Synimi ynë është që palët të pajtohen për aneksin e implementimit. Dhe për këtë, iu bëjmë kërkesë të dy palëve që të përgatisin propozimet e tyre realiste dhe konstruktive të bazuara në tekstin tonë të cilin ua kam dhënë gjatë dhjetorit”, shprehet Lajcak. 

Lajcak ka thënë se kjo do të jetë edhe tema e diskutimeve që do të ketë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic gjatë vizitave në Prishtinë dhe Beograd. 

“Është shumë e rëndësishme që para takimit e 18 marsit, të dimë se cilat janë pritjet e palëve kur vije puna tek implementimi. Dhe në këtë bazë ne mund të pajtohemi për dokumentin që do të reflektojë pozicionet e tyre”, ka shtuar tutje emisari sllovak. 

Ai ka thënë se s’është sekret që të thuhet se niveli i besimit në mes të palëve është shumë i vogël, dhe se Kosova dhe Serbia kërkojnë garanci që të marrin atë çfarë iu është premtuar nëse e japin atë çfarë iu është kërkuar. 

“Kjo është logjike për momentin e ndjeshëm dhe rëndësinë e kësaj çështje”, shprehet Lajcak. 

Lajcak thotë se nëse arrihet një pajtim edhe për aneksin e implementimit, atëherë kjo do të nënkuptojë normalizim jo vetëm për palët por edhe për rajonin.

“Teksti i marrëveshjes është bërë publik dhe mund ta lexoj çdo kush, të shohë çfarë ka në të. Nëse ka pajtim edhe për implementimin, ai përfundimisht do të japë normalizim, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe për rajonin”, ka thënë ai. 

Ish-kryediplomati i Sllovakisë ka thënë se do të publikohet edhe aneksi i implementimit nëse palët do të arrijnë pajtim mbi të në takimin e radhës. 

Takimin e 18 marsit pritet që ta vështirësojë çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke qenë se kjo ka qenë edhe tema e mospajtimit më 27 shkurt në Bruksel. Megjithatë pritjet e hisedarëve të propozimit franko-gjerman janë që në aneksin e implementimit të përfshihen edhe hapat për themelimin e Asociacionit. 

Kështu kanë thënë në një përgjigje për Gazetën Express nga Qeveria gjermane. 

“Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm më 27 shkurt në kuadër të dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian duke u pajtuar në tekstin e propozuar që synon të vendos raportin e tyre në një bazë të re dhe të qëndrueshme. Duke u mbështetur në këtë, ne presim që të dyja palët tani të angazhohen në diskutime të shpejta dhe të plota për të rënë dakord mbi hapat që janë të nevojshëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Synimi duhet të jetë që së shpejti të lidhet kjo marrëveshje në mirëbesim dhe me një aneks që përshkruan zbatimin e saj. Pjesë e kësaj duhet të jenë hapat për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, kanë thënë një Zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se pavarësisht pajtimit në Bruksel më 27 shkurt, kanë mbetur ende disa çështje të hapura. Rohde ka thënë se Kosova duhet të tregojë gatishmëri për të diskutuar për Asociacionin.

Sipas diplomatit gjerman, pa u pajtuar për aneksin e implementimit të marrëveshjes, është e vështirë që të arrihet marrëveshje.

“Megjithatë, disa çështje thelbësore ende kanë mbetur të hapura.  Kështu, Kosova duhet të tregohet e gatshme të flasë lidhur me Asociacionin e komunave serbe dhe tani ajo që mbetet është implementimi i aneksit të propozimit, sepse pa u pajtuar për zbatimin e aneksit zor se do të jetë i mundur zbatimi i marrëveshjes. Tani presim që bisedimet të vijojnë në mënyrë konstruktive dhe të dyja palët, të themi ashtu, të tregojnë angazhim politik”, ka thënë Rohde. 

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurit, të premten ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë. Siç ka njoftuar Qeveria e Kosovës, në takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për propozimin franko-gjerman.

“Gjithashtu, në këtë takim, kryeministri Kurti njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhej në njoftim. 

Takimi i radhës i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të mbahet në Ohër më 18 mars. Pas pajtimit për planin franko-gjerman, prietjet e ndërkombëtarëve janë që arrihet pajtim edhe për Aneksin e impelementimit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...