Rritja e çmimit të rrymës për herë të dytë gjatë këtij mandati qeverisës nuk është mirëpritur në Kosovës. Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind, ka nxitur reagime të shumta.
Për këtë vendim opozita, ekspertët dhe qytetarët kanë fajësuar Qeverinë Kurti. Ndonëse kriza energjetike ka qenë e pritshme, sipas tyre, qeveria për dy vite nuk ka bërë asnjë veprim për shtimin e kapaciteteve vendore energjetike.
Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, është shprehur i zhgënjyer me veprimin e Qeverisë Kurti.
“Si një qytetar dhe për një kohë si pjesë e politikës në vend, kam mbështetur dhe kam punuar gjithmonë për politikat e qendrës së majtë, por sot jam i zhgënjyer nga vendimi i fundit për rritjen e çmimit të energjisë për 14%. Ky vendim paraqet një largim nga vlerat bazë të një qeverie progresiste e cila do të duhej të ketë prioritet drejtësinë sociale dhe mirëqenien e qytetarëve të thjeshtë. Grupi që sot qeverisë me vendin ka theksuar gjithmonë rëndësinë e reduktimit të pabarazisë. Ky vendim për rritjen e çmimit të energjisë nuk e reflekton këtë qëllim. Kjo rritje do të prekë në mënyrë disproporcionale familjet me të ardhura më të ulëta dhe do të përkeqësojë pabarazitë ekzistuese”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Instant / Shtrenjtimi që po i varfëron qytetarët, nga e shtuna hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë
Sipas tij, qeveria ka vendosur rritjen e çmimit pa bërë as edhe një investim në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në masa për efiçiencë të energjisë.
“Për më tepër, rritja e çmimeve të energjisë duket se është në kundërshtim me vizionin për një të ardhme të gjelbër dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Pa bërë as edhe një investim në burime të ripërtëritshme të energjisë dhe në masa për efiçiencë të energjisë, ky pushtet ka zgjedhur të rrisë çmimin e energjisë. Ky vendim është edhe më zhgënjyes pasi që minon besueshmërinë e qeverisë dhe besimin e qytetarëve në aftësinë e saj për të zbatuar politika progresive. Duke u larguar nga vlerat e një qeverie progresiste, kjo qeveri po shndërrohet vetëm në një administrator të djathtë”, ka shkruar ai.
Edhe deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka bërë asnjë veprim në këtë drejtim.
“Kjo qeveri për 2 vjet nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim, nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë”, është shprehur Mustafa.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti urgjentisht duhet të investojë në krijimin e kapaciteteve për gjenerimin e energjisë elektrike.
“Qeveria duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike në partneritet me sektorin, privat vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.
Edhe analisti Valon Syla mendon se investimet në fushën e energjisë janë të mriseadhurs në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deri me tani këtu qeveria ka ngecur.
“Pas përfundimit të autostradave, energjetika mbetet faktori i parë zhvillimor për ekonominë e Kosovës. Vetëm ndërtimi i kapaciteteve të reja deri në 500 MËh do ndikonte në rritje ekonomike prej 2.5% për vjet, aq sa përafërsisht i ka Kosova pas 2 vite pandemi dhe krizë ekonomike e shkaktuar nga Lufta Ukrainë – Rusi. Sot ekspertët e pavarur dhe shoqëria civile e vlerëson se rritja ekonomike është diku 2.7% prej që ka ra nga një ngritje normale e Kosovës para këtyre faktorëve që ishte 4.8% deri në 5.2%, viteve 2012 deri me 2018. Sot Qeveria Kurti rren që rritja ekonomike është 7% deri në 11%, por në fakt sështë as 3%”, ka shkruar ai, duk shtuar se në këtë drejtim edhe qeveritë e mëhershme kanë dështuar.
“Gati se 90% të rasteve Qeveritë e Kosovës kanë dështu në energjetikë. Tash e kemi rastin me zënë trenin e fundit për të prodhuar dicka e për të nisur ndonjë projekt… por sipas planifikimeve të Qeverisë Kurti, po shohim se ska as ide, as plan, përveç që i ka ndërpre të gjitha projektet energjetike si Kosova e Re, gazjellësi me BE dhe MCC, si dhe projekte të tjera energjetike duke i rritur çmimet e rrymës deri në 60%, dhe importin e energjisë të cilin duket se e kanë bërë pazar agjentët energjetik e diplomatik të Kurtit, sikur Martin Berisha”, ka shkruar ai.
Çka ndodhi?
Të enjten, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind.
Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër, pra nga 1 prilli e do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.
Në ZRrE, si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.
Për konsumatorët deri 300 kWh, rritja mujore në supozimin se konsumi do të jetë 60 me 40, do të ketë rritje prej 2 eurosh e 88 centësh. Për konsumatorët deri 450 kËh prej 4 eurosh e 18 centësh. Për konsumatorët deri në 600 këh, rritja do të jetë 5 euro; deri në 800 këh, ku bëjnë pjesë 80 për qind e konsumatorëve, rritja do të jetë 7 euro e 23 centë. Për ata që harxhojnë 1000 kËh, rritja do të jetë 10,51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kËh, rritja do të jetë 13,80 euro.
Leave a comment