LajmeShowbiz

Dua Lipa cilësohet “ylli” i Javës së Modës në Milano

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa i ka lënë të gjithë gojëhapur kur u shfaq në Javën e Modës në Milano me një jumpsuit të tejdukshëm dantellë me një prerje në pjesën e pasme dhe mëngë të gjata dhe doreza.

Ajo kishte veshur reçipeta dhe të brendshme të zeza poshtë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen dukshëm. Sakaq, këtë veshje tepër provokuese, këngëtarja e ka kombinuar dhe me taka të zeza me platformë. Një çantë e kuqe e ndezur në formë zemre ishte “prekja e fundit” në pamjen magjepsëse të artistes.

Kujtojmë që Lipa ka folur edhe më herët për eksperimentimin e saj me modën, duke u shprehur:

“Asnjëherë nuk kam dashur ta fus veten në kuti dhe të them: ‘Ky është stili im dhe kaq’. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj. Moda është si muzika për ju, tingulli përfshin më shumë sesa thjesht fytyrën e artistit. Edhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të imponohet.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...