Lajme

DOKUMENT| Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet avokat i njeriut të Kurtit të akuzuar për korrupsion, 60 mijë eurot thotë se ishin të vjehrrës së tij

Në politikë janë kundërshtarë, por në gjykatë kanë të tjera marrëdhënie. Njeriu i Vetëvendosjes, Faruk Mujka, të cilit iu gjetën në shtëpi 60 mijë euro, po mbrohet nga një njeri i rëndësishëm i LDK-së.

Kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, njëherësh ish-deputet dhe ish-kryetar i kësaj komune nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po e mbron Faruk Mujkën e Lëvizjes Vetëvendosje, njeriun e Albin Kurtit që u arrestua muaj më parë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Edhe pse deputetët e LDK-së kur flasin për skandalet e Qeverisë Kurti e përmendin edhe arrestimin e Faruk Mujkës, të cilit iu gjetën mbi 60 mijë euro cash, kjo nuk po i pengon njeriut të LDK-së, Xhafer Tahirit, që ta arsyetojë dhe mbrojë atë.

I kontaktuar nga Demokracia.com, Xhafer Tahiri nuk ka dashur të flasë lidhur me mbrojtjen që po i bënë Faruk Mujkës së Vetëvendosjes.

Demokracia.com ka kontaktuar me Tahirin për këtë çështje, por ai e ka mbyllur telefonin sapo i është prezantuar gazetari dhe nuk i është përgjigjur as mesazhit të redaksisë, ku ishte pyetur rreth kësaj teme.

”I nderuar z. Tahiri,

Po ju shkruajme nga Demokracia.com.

E kemi siguruar dosjen lidhur me te pandehurin Faruk Mujka, ku ju figuroni avokat i tij. Në cilësinë e mbrojtësit të z. Mujka, ju keni paraqitur kundërshtimin në PSRK ndaj kërkesës për Urdhër Ndalues Përfundimtar të sendeve të ndaluara përkohësisht, përkatësisht pasurisë që dyshohet se është fituar në mënyrë të kundërligjshme nga z. Mujka. Specifikisht, 60,050.00 eurot e sekuestruara që janë gjetur në banesën e tij, keni thënë se janë të vjehrrës së z. Mujka, të cilës i ka vdekur burri dhe ato janë pasuri e saj.

1. A i janë kthyer këto mjete klientit tuaj apo vazhdojnë të jenë të sekuestruara?

2. Ju keni pozicion brenda LDK-së dhe rol koordinues në opozitëbërjen e kësaj partie politike. Pse keni vendosur ta mbroni z. Mujka dhe cilat janë relacionet tuaja me të?

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, është mesazhi që i është dërguar Tahirit në numrin e tij të telefonit.

Sipas përshkrimit të lëndës që ka siguruar Demokracia.com, Xhafer Tahiri në cilësinë e mbrojtësit të Faruk Mujkës kishte paraqitur kundërshtimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj kërkesës për Urdhër Ndalues Përfundimtar të sendeve të ndaluara përkohësisht, përkatësisht pasurisë që dyshohet se Mujka e ka fituar në mënyrë të kundërligjshme. Fjala është për 60,050.00 euro të sekuestruara që ishin gjetur cash në banesën e Mujkës, për të cilat ka thënë se janë të vjehrrës së tij, të cilës i ka vdekur burri dhe janë pasuri e saj.

“Mbrojtësi i të pandehurit Faruk Mujka, av.Xhafer Tahiri, në afatin ligjor ka paraqit kundërshtim ndaj kërkesës për Urdhër Ndalues Përfundimtar duke kundërshtuar kërkesën e PSRK. Më aryestimin e dhënë, ndër të tjera ka potencuar se kërkesa është e pa bazuar në dispozitat ligjore pasi që nuk ekziston dyshimi i bazuar për veprën penale për të cilën dyshohet se e ka kryer i mbrojturi i tij, ndërsa sa i përket shumës së të hollave që janë gjetur në banesën e të mbrojturit të tij, ka theksuar se janë të vjehrrës së të pandehurit të cilës i ka vdek burri dhe është pasuri e saj. Po ashtu ka potencuar se kërkesa është e pasafatshme dhe gjykatës i ka kërkuar që kërkesa si e tillë duhet të refuzohet në tërësi dhe të lirohen sendet e ndaluara përkohësisht”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com.

Më 14 korrik, me urdhër të Prokurorisë Speciale e Kosovës, Policia kishte arrestuar Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci.

Gjatë bastisjes, në pronën e Mujkës ishte sekuestruar mbi 60 mijë euro cash.

Lexo edhe: 

Mujka i VV-së pasi u arrestua nën dyshimet për korrupsion: Po më sulmojnë për t’i baltosur sukseset e kryeministrit

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim.

Disa ditë më pas, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për lirimin e tyre.

Faruk Mujka pas lirimit në procedurë të rregullt, anipse ka kallëzim penal nga policia për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vazhdon të ushtrojë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, si dhe është asamblist i LVV në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Nuk dihen relacionet e Xhafer Tahirit të LDK-së dhe Faruk Mujkës së Vetëvendosjes, por përkundër divergjencave politike në publik, që të dy duket se i besojnë mjaft shumë njëri-tjetrit. /Demokracia.com/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...