EkonomiLajme

DOKUMENT| KEK-u i paaftë, angazhon me pagë të majme si ekspert për herë të dytë këshilltarin e Nagip Krasniqit

Korporata Energjetike e Kosovës po tregohet e paaftë për t’i kryer punët specifike të korporatës. Prandaj, vazhdimisht po angazhon ekspertë me paga të larta për t’i ofruar ekspertizë.

Nëpërmjet procedurave tenderuese, për të dytën herë, KEK-u ka angazhuar si konsulent Ismet Raçën, i cili kishte kofirmuar në të kaluarën se ishte këshilltar për miniera i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i emëruar nga LVV-ja në këtë pozitë.

Nëpërmjet procedurave të prokurimit publik, ky institucion ka lidhur kontratë gjashtë mujore me Ismet Raçën, shkruan Demokracia.com.

Sipas kontratës të publikuar në KRPP, të cilën e ka parë Demokracia.com, KEK-u e ka angazhuar Raçën konsulent për mihje.

“Angazhim i një konsulenti për mihje”, quhet kontrata që është lidhur me Ismet Raçën. Vlera e përgjithshme e kontratës për gjashtë muaj do të jetë 11 mijë e 400 euro ose 1 mijë e 900 euro për një muaj.

Raça ishte shpërblyer me kontratë të njëjtë edhe në fund të viti 2021.

Në dhjetor të viti 2021, Ismet Raça ishte shpërblyer me tender nga KEK me vlerën e njëjtë, 11 mijë e 400 euro, por në atë kohë si konsulent për përkrahje teknike në Divizion të Qymyrit.

“Këshilla profesionale lidhur me prodhimin dhe implementimin e projekteve specifike që janë duke u zhvilluar apo planifikohen në të ardhmen afatmesme dhe afatgjate. Këshilla profesionale lidhur me mundësinë e optimizmit te prodhimit. Ndërsa, prej konsulentit të gjenerimit te energjisë të ketë njohuri të theksuara për konsultim për projektet specifike, si dhe zhvillimet strategjike të sektorit të energjisë. Projektit te delatimeve ne kaldajat e TCB, i ndërlidhur dhe parakusht për zbatimin e Projektit te ndërtimit te EF dhe impiantit te DeNOx ne TCB, i financuar nga BE. Kontratën e Rishikimit Funksional te KEK sh.a. •Strategjinë Afatmesme te KEK sh.a •Këshilla profesionale lidhur me mundësinë e optimizmit te prodhimit si dhe mbrojtjes se ambientit”, thuhet në arsyetimin për kërkesën e punësimit në vitin 2021.

Raça bashkë me Gazmend Begollin, ky i fundit i anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje para më shumë se tre vite, ishte angazhuar si konsulent për përkrahje teknike në Divizionin e Gjenerimit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Demokracia.com ka raportuar se KEK-u ka nënshkruar kontratë 60 mijë euro për angazhimin e një kompanie konsulente ligjore për Prokurim.

“Angazhimi i një kompanie konsulente ligjore”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP nga ana e KEK-ut. 

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...