Devetë janë kafshë shumë të njohura në vendet arabe, dhe për shkak të temperaturave të larta, ato shpesh gjejnë freskim në det.
Një reporter i agjencisë turke të lajmeve Anadolu ka filmuar një tufë devesh që hyjnë në det në qytetin Salalah në Oman për t’u freskuar nga vapa, transmeton Demokracia.
Siç shihet edhe në foto, devetë i kanë shijuar qartazi “larjet” në ujin e ftohtë të detit.
Mbarështimi i deveve në Oman është një nga profesionet që nuk e kanë humbur rëndësinë historike dhe kulturore në atë vend.
Devetë, të cilat janë një nga speciet shtazore më rezistente ndaj klimës së shkretëtirës, janë përdorur për transport dhe aktivitete turistike për më shumë se 5000 vjet, dhe mishi dhe qumështi i tyre konsumohet gjithashtu shumë.
Një specie e fortë dhe e lashtë e kafshëve ndihmon në ekzistencën e njerëzve që jetojnë në atë rajon.
Suhel Ahmed Said Qatan, një kultivues deve në provincën Dhofar, tha se kafshët janë një pasuri për popullin e Omanit.
Devetë, të cilat mbanin mbi kurriz të gjithë vendin përpara procesit të zgjerimit dhe modernizimit urban, janë një trashëgimi kulturore që nga kohërat e lashta”, tha Katan.
Ai theksoi se mbarështimi i deveve është i një rëndësie jetike për ekonominë, turizmin dhe kulturën e vendit.
Devetë konsiderohen si trashëgimi kulturore në Oman, ku që nga viti 1989 funksionon Drejtoria e qeverisë për Mbarështimin dhe Kujdesin e Deveve.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Peshkimit, aktualisht ka 279,000 deve në Oman, duke përfshirë rreth 9,000 deve që marrin pjesë në garat tradicionale.
Leave a comment